Aksioni antidrogë në Vlorë/ Pezullohet shefi i krimeve të Himarës
14/12/2020 13:12
Operacioni i madh antidrogë në Vlorë solli boshatisje të policisë së Himarës.
Shumë pak punonjës kanë ngelur, ndërsa është arrestuar edhe inspektori David Fakaj, ndërkohë që janë pezulluar shefi i krimeve të Himarës, dy punonjës dhe inspektorë të fshatrave të Vlorës.
27 persona u arrestuan, ndërsa 4 u shpallën në kërkim për bashkëpunim gjatë aksionit që përfshiu shumë fshatra në Vlorë. Pjesë të këtij organizimi të jashtëligjshëm kanë qenë burra dhe gra, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre policë, kryetarë fshati dhe inspektorë të pyjeve.
Lexo: https://top-channel.tv/2020/12/14/permalink-https-top-channel-tv-2020-12-14-%e2%80%8eok-cancel-4/
Top Channel