Nga mesnata e se martës, Londra do te kaloj ne karantinim te plote ose Nivelin 3, i cili është niveli me i ashpër i masave shtrënguese.
Vetëm dhjete dite përpara Krishtlindjeve, milionë banore te kryeqytetit do kufizohen ne lëvizjet e tyre pasi rastet e coronavirusit kane prekur qiellin. Kjo lëvizje vjen vetëm dhjete dite pas daljes nga Lockdown i dyte, ne 2 dhjetor, pritet te jene shkatërruese për bizneset ne prag te festave te Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri, ku pabet, restorantet dhe ambjentet e aktiviteteve kulturore do te mbyllen, ndërkohe qendra me e madhe tregtare ne Evrope, ajo ne Oxford Street do mbyllet.
Gjate ditëve te fundit vihet re një rritje eksponenciale e rasteve me Covid. Sipas Ministrit britanik te Shendetesise, Mat Hancock, mundet qe nje variant i ri i virusit te covidit, mund te jete shkaku i rritjeve te rasteve me këtë sëmundje ne jug te Anglise, variant i cili sipas zyrtarit te larte britanik nuk rezulton se eshte me vdekjeprures se variantet e tjera te njohura me pare, dhe se ka pak rrezik qe ai te mos mposhtet nga vaksina. Autoritetet britanike kane njoftuar Organizaten Boterore te Shendeteise per virusin , sakaq ne Londer ka pasur nje proteste te madhe nga ata qe kundershtojne berjen e vaksines.
Top Channel