Kritika ndaj Granitit/ “Xhaka out”, e duan larg Arsenal-it

14/12/2020 17:28

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka u rikthye sërish në diskutim te Arsenal-i, për shkak të paraqitjeje të tij negative, e sidomos pas kartonit të kuq që mori në shtëpi kundër Bërnlit.

Konsultimi me sistemin e videoarbitrimit nga arbitri, i solli përjashtimin futbollistit të kombëtares helvetike, që më parë ka patur përplasje të ashpra me tifozët londinezë.

Morisë së kritikave të lojtarëve të njohur ndaj Xhakës, iu shtua edhe Patris Evra’.

“Thierry Henry një ditë më ftoi në shtëpinë e tij për të parë ndeshjen e Arsenalit. Sapo ndezi televizorin, imazhi i parë që pamë ishte Xhaka si kapiten i skuadrës. Henri’ e fiku menjëherë telvizorin duke më thënë që nuk e shihte dot ndeshjen, me Xhakën si kapiten i Arsenal. Kjo tregon shumë gjëra, se cfarë legjendat e klubit mendojnë për këtë futbollist. Ai e zhgënjeu sërish skuadrën”, tha Patrice Evra.

Këtë fillim jave, edhe ish-futbollisti Ian Rajt i ka kërkuar trajnerit Mikel Arteta që të konsiderojë largimin e Granit Xhakës, Alexandre Lacazettes dhe Uillian nga skuadra pas paraqitjeve radhazi negative. Rajt beson se Arteta ka pasur shumë besim te lojtarët dhe ata e kanë lëshuar atë deri në këtë pikë, pasi Arsenal pësoi humbjen e katërt radhazi në shtëpi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA