Gjyqtarja e Apelit Administrativ Rilinda Selimi është konfirmuar në detyrë.

KPK pavarësisht se i konsideroi pa probleme te tre komponentët tha më herët se trupa po shqyrton denoncimet mediatike ndaj saj sa i takon një procesi civil ku zonja Selimi ishte dëmshpërblyer me 30 mije euro për anulimin e nje udhëtimi.

Selimi është bashkëshortja e ish gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi, i shkarkuar nga vettingu për papërshtatshmëri të figurës pasi DSIK zbuloi lidhjet e tij me protagoniste nëe krimin e organizuar.

Gjatë seancës (10 dhjetor, 2020) KPK deklaroi se rilinda Selimi është bashkëpronare me ish gjyqtarin e lartë të një pike karburanti në Vlorë, të cilën e ka deklaruar. Rezultoi se nga kontrolli i kontratës së qerasë të një shtëpie dhe garazhi në Vlore ka mospërputhje në përshkrimin e të dyja njësive, por që sipas KPK në deklaratat vjetore gjyqtarja ishte e saktë në pohimin e të ardhurave nga kjo kontratë. KPK deklaroi se gjyqtarja ka deklaruar të ardhurat nga shitblerjet e dy automjeteve që sipas komisionerëve në njërin rast makina u ble 900 mijë lekë dhe u shit me 8 mijë euro.
KPK thotë që Rilinda Selimi përgjatë viteve 2011, 2013 dhe 2015 ka një bilanc negativ të të ardhurave në vlerën e 505 mijë lekë. Sa i takon figurës KPK përmendi një kontratë për përdorim automjeti , nga çifti Selimi që i përket shoferit të Arben Isufajt, por që KPK në përmbyllje sipas KPK nuk u vlerësua si problem i kriterit të figurës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA