Arrestohet 31-vjeçari në fshatin Drenovicë në Berat, pasi goditi me mjete të forta një qytetar dhe tentoi t’i vidhte makinën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Berat
Tentoi t’i vidhte me dhunë automjetin një shtetasi, bie në pranga 31-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Drenovicë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. Ç., 36 vjeç dhe ka tentuar t’i vjedhë me dhunë automjetin e tij. Menjëherë, pronari i mjetit ka lajmëruar shërbimet e Policisë dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi i autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Top Channel