Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjykata lë në burg 3 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 9 detyrim paraqitje

13/12/2020 15:43

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit për disa protestues të arrestuar për protestën e dytë dhe të tretë për vrasjen e Klodian Rashës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, Gjykata ka caktuar masat “Arrest me burg” për tre nga të ndaluarit në protestë, ndërsa “Arrest shtëpie” për pesë të tjerë.

Po ashtu, 9 prej të arrestuarve janë liruar në detyrim paraqitje kurse janë edhe 30 të tjerë që priten të dalin nesër para Gjykatës për masën e sigurisë.

Këta persona akuzohen se organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën punonjësit e Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA