Protestat e dhunshme në vend/ Qytetari shpërthen në ofendime, polici i mbyll gojën me … (Video)

13/12/2020 15:16

Në 4 ditë protesta që zhvillohen për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, Policia e Tiranës ka arrestuar në total 89 persona, pjesën më të madhe të tyre në flagrancë.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, hedhjes së pllakave të gurit dhe materialeve të tjera të forta kanë ngelur të plagosur 25 efektivë policie, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në një video të publikuar nga faqja “JOQ Albania” shfaqen dy policë që përballen me një qytetar, teksa tentojnë ta fusin në makinën e policisë për ta shoqëruar në ambjentet e komisariatit.

Kjo përplasje, sipas qytetarit që ka dërguar videon për “JOQ” ka ndodhur pasi policia ka provokuar djalin që shihni në pamje dhe më pas ai e ka qëlluar me grusht.

“Polici i rrugores provokoi me tabele djalin dhe ai e qelloi me grusht”, shkruan qytetari për “JOQ”.

Në video dëgjohen të shara nga ana e qytetarit kundrejt policit që pas kësaj i mbyll gojën me duar.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Protesta janë zhvilluar dhe në disa qarqe të vendit, në disa prej tyre të qeta e në disa me tensione dhe shkatërrime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA