Tema e sotme e “Rrethit Katror” në emisionin “E Diell” i është kushtuar çështjes së “Mallkimit të Ministrave të Brendshëm”, dorëheqjen e Sandër Lleshaj dhe protestën për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një oficier policor.
Ina tha se ishte në protestë dhe është pro protestave të strukturuara ku çdo protestë ka dhunë dhe dëmtime.
“Unë isha në protestë dhe unë jam pro protestave të strukturuara ku çdo protestë ka dhunë dhe dëmtime. Nga gjithë analizat që u thanë janë mallkimet e ministrave, duhet të kemi ndonjë Ministre femër të Brendshme”, tha Ina.
Neritan tha se ka qenë një javë shumë e trazuar sepse represioni ishte shumë i fortë ku policia po bëhet akoma edhe më shumë e dhunshme
“Javë shumë e trazuar, sepse represioni është shumë i fortë ku policia po bëhet akoma edhe më shumë e dhunshme. Protestat kanë qenë kundër kauzës politike. Jo vetëm pushteti është fajtor, por jemi të gjithë. Ne e dimë të gjithë që Shqipëria është një shtet aq miqësor sa edhe kriminal”, tha Neritani.
Cako tha se kjo protestë nuk është protëstë kundër policisë, ku në radhë të parë duhet të japë dorëheqjen Ministria e Shëndetësisë, ku vrasja është shkaktuar prej rregullave të pandemisë.
“Kjo protestë është një bekim nga zoti dhe kjo ngjarje na vendos në avantash në civilizim, ku kjo protestë nuk është protestë kundër policisë, ku në radhë të parë duhet të japë dorëheqjen Ministria e Shëndetësisë, ku vrasja është shkaktuar prej rregullave të pandemisë. Ka një përpjekje nga ana e qeverisë duke u munduar të mos ta quajnë vrasje. Jo djegia e bredhit, thyerja e xhamave por çdo lloj sakrifice ja vlen, ky njeri duhet të largohet. Dikur kisha mendime të mira për kryeministrin ku mendoja se do të vendoste një ekuilibër që Shqipëria të vazhdonte me balanca. Unë i djathtë jam, por jam jashtë politikës dhe unë i quaj politikanët si shkaktarë të ngjarjes së sotme. Unë jam kundër dhunës, por ky njeri duhet të largohet. Ministrat e Brendshëm shumica e tyre deri në periudhën e Zogut ose janë ekzekutuar ose janë larguar si Musa Uka jashteti. Ata që i dalin kundër Baba Karlos i dërgojnë mafien në shtëpi dhe i ekzekuton, por ne nuk duhet të ngatërrohemi me këtë gjë. Spaku ka hapur disa dosje ku nuk është më dëshirë të Kryeministrit. E djathta asnjëherë nuk ka fituar në Shqipëri. Shahu i politikës është i vështirë dhe mafia nuk e luan dot. Kreu i meduzës është Rama kryetrafikanti, kryevirusi, është mediate më shumë se kurrë largimi i tij”, tha Cako.
Bledi Mane tha se vdekjen e Klodian Rashës e sheh si akumulim të policisë ku ishte një shkundje e policisë ku policia është keqpërdorur dhe përdorur politikisht.
“Vdekja e të ndjerit Klodian Rasha, e shoh si akumulim i policisë ku ishte një shkundje e policisë ku policia është keqpërdorur dhe përdorur politikisht. Ministria e Jashtme dhe e Brendshme vinë pas Kryeministrit, problemi i Sandër Lleshit janë se shumë forca ushtarake uurejnë të tërhiqen nga policët. Njerëzit janë të fuqishëm në Ministrinë e Brendshëm se kanë informacion ku populli nuk e merr vesh”, tha Bledi Mane
Top Channel