I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti Mijëra mbështetës të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë dalë nëpër rrugë në mbarë vendin, por në Washington, tubimi i tyre degjeneroi në përleshje mes anëtarëve të një grupi të krahut të djathtë dhe kundër-protestuesve të majtë.
Grupe mbështetësish të presidentit republikan protestuan sërish ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, të fituara nga demokrati, Joe Biden. Tubime mbarëkombëtare, të organizuara nën moton “Ndaloni vjedhjen”, pasojnë deklarimet e përsëritura, por të pabazuara të Trumpit për manipulime të zgjedhjeve. “Mijëra njerëz po grumbullohen në Uashington për “Ndaloni vjedhjen”.
Nuk e dija për këtë, por do t’i shoh!”, shkroi presidenti në rrjetin social Tëitter. Mësohet se helikopteri zyrtar i tij fluturoi mbi turmën tre herë, ndërsa presidenti ishte duke shkuar për të marrë pjesë në një lojë futbolli të ushtrisë e marinës në akademinë ushtarake amerikane në West Point në Nju Jork. Gjatë natës, pjesëtarë të grupit “Djemt Krenarë” (Proud Boys), përkrahës të djathtë të Trumpit u përleshen me protestues të majtë nga lëvizja Antifa. Policia ndërhyri për t’i ndarë, duke përdorur gazlotsjellës ndaj të dyja palëve. Policia raportoi se katër persona u plagosën me thikë, por ishte e paqartë se cila palë sulmoi dhe cila ishte viktima.
Top Channel