“Nuk i nënshtrohemi diktaturës”/ Edhe Lushnja në protestë
13/12/2020 18:57
Njëkohësisht me protestën në Tiranë edhe qytetarët në Lushnje kanë dalë në protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha.
“Lushnja nuk i nënshtrohet diktaturës”, është parrulla që shumë qytetarë mbajnë në dorë.
Në Lushnjë janë të shumtë qytetarët që dolën në protestë, e cila u zhvilloi në mënyrë paqësore, ndërsa qytetarët mbanin në dorë flamujt kuqezi.
Mes tyre ishin dhe qindra qytetarë të thirrur në protestë nga PD dhe LSI u grumbulluan në rreth rrotullimin e stadiumit për të përshkruar rrugën në këmbë deri në qendër të qytetit me thirrjet “Rama ik”.
Protesta paqësore sot ka pasur dhe në Vlorë dhe Rrëshen.
Top Channel