Policia e Vlorës ka dhënë informacion për plagosjen e një personi, e cila fillimisht u raportua si plagosje me armë zjarri.

Policia thotë se 46 vjeçari K.M u plagos në kokë me sende të forta pas një konflikti të çastit.

Ai ndërkohë është dërguar për ndihmë mjeksore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA