Tashmë nga sheshi Skënderbej, protestuesit me pankarta në duar po i drejtohen Kryeministrisë.
Punonjësit e policisë kanë kërkuar largimin e protestuesve, ndërsa kjo është refuzuar. Ndryshe nga ditët e tjera nuk janë prezent vetëm të rinjtë apo adoleshentë, por ka edhe të rritur.
Mes tyre është dhe Genc Sejko, i cili pati dhe një debat me një nga efektivët i cili i kërkoi të shpërndaheshin.
Debati
Sejko: Nëse jeni në shërbim shërbejini njerëzve pra
polici: Grumbullimet nuk lejohet më shumë se 10 veta
Sejko: kjo është një e drejtë e qytetarëve
Polici: Po të flas me qytetari
Sejko: Nuk largohemi ne. A folëm për dhunë, ja kjo është policia, ne kemi dalë e po rrimë. ai thotë shpërndahuni. Nuk po provokon njeri!
Sejko ndërkohë përsëriti kërkesat e qytetarëve mes tyre edhe për largimin e Ardi Veliut nga Policia e Shtetit.
Protestuesit thonë se Veliu është munduar të mbulojë provat për vrasjen e të riut.
Top Channel