“Mos më detyro të të vras”/ Përballja mes një polici dhe 27-vjeçarit para momentit fatal (Video)

13/12/2020 20:36

Autoritetet në Florida të SHBA-së kanë publikuar momentin e përballjes mes një polici dhe një të dyshuari, para se i riu të qëllohej për vdekje.

Dylan Ray Scott, 27 vjeç u vra të martën në mbrëmje në Rivervju (Riverview, Florida), pasi i tha policisë se kishte një pistoletë në makinë. Por më vonë, gjatë kërkimit, nuk u gjet asnjë armë.

Efektivi i Sherifit të Kontesë Hillsborou, Timothy Miskell dëgjohet në video duke i thënë vazhdimisht viktimës që të ngrejë duart lart. Policia tha se efektivi kishte kaluar katër minuta duke biseduar me Scott, i cili ishte në kërkim për vjedhje makinash, para se të hapte zjarr.

Autoritetet thanë më pas se Scott kishte shkruar një letër ku thoshte se donte që të vritej nga një polic.

“Nuk kemi asgjë personale dhe nuk dua të të qëlloj, por nëse nuk më tregon duart, kjo do të ndodhë. Të lutem ngriji duart lart. Të lutem, mos më detyro të të vras”, dëgjohet të thotë Miskell.

“Do të vdesësh mu aty në sedilje nëse nuk më tregon duart. Të lutem mos e bëj këtë zgjedhje, të lutëm mos. Do të dalësh nga burgu nesër, vetëm ngriji duart lart”.

Por teksa Scott bën një lëvizje të nxituar në makinë, polici hap zjarr. Ai, bashkë me dy kolegë të tjerë janë pezulluar përkohësisht, sipas protokollit. Megjithatë, shefi i tyre, sherifi Chornister tha për mediat:

“Ata kanë ndjekur rregullat dhe janë përpjekur ta bindin të dyshuarin që të dorëzohet. Sigurisht rezultati është larg perfektes, por jam i lumtur që asnjëri prej efektivëve nuk është lënduar dhe që arritëm të shpëtonim jetët e qytetarëve të pafajshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA