15/01 22:06
“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani, ku juria e përbërë nga Olti Curri, Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari duhet të gjejnë personazhin.
Personazhi që duhej të gjenin ishte i veshur me kostumin e një kaubojse e mbuluar nga koka tek këmbët.
Zajmina ishte ajo që gjeti emrin e personazhit.
“Është Viola”, tha Zajmina.
Viola Gjolekaj është protagoniste tek puntatat e “Anabel”, e cila ka shikueshmëri të lartë dhe aktorja ka luajtur përkrah moderatores Megi Pojani.
Top Channel