Partitë politike në Kosovë nuk ulen as për arritjen e një marrëveshjeje për emrin e presidentit të ri.

Për analistët politikë çështja e emrit të presidentit është vendimtare, nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo. Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar mbi kete ceshtje. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tani kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj.”Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të përbashkët.

Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së, tha se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e kreut tw ri tw shtetit. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Në anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, argumenton eksperti. Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas tyre, ashtu siç e parashikon kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA