Juria jep mendimet e tyre për arritjen e konkurentëve në ‘KinoStar’

13/12/2020 14:11
Kino Star

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

Konkurrentët që aspirojnë aktrimin apo janë të tillë, do të përballen gjatë këtyre javëve me sfida tejet të vështira.

Këtë puntatë, konkurrentët tregojnë se çdo skenë kanë emocionet e veta por mbajnë mend se janë kënaqur tepër shumë, po ashtu edhe juria e përbërë nga Herion Musabelliu dhe Genc Përmeti dhanë mendimet e tyre për secilin nga konkurentët.

Herjon tha se Katerina duhet të rregullojë të folurën të cilën e penalizon në dhënien e emocionit në publik, ndërsa Ina ka një personalitet të zgjuar dhe eksperimenton ku nuk vjen nga një trajnim profesional dhe është e lindur me talent.

“Katerina më ke pëlqyer që në fillim ku pres më shumë nga ti. Të folurën duhet ta rregullosh pak, por të penalizon në dhënien e emocionit në publik. Ina më surprizoi sepse ka një personalitet të zgjuar dhe eksperimenton ku nuk vjen nga një trajnim profesional dhe është e lindur me talent. Arlindi është shumë komik dhe i trajnuar, ku ka sy shumë të bukur dhe të veçantë ku duhet të punoje pak më shumë”, tha Herion.

Katerina tha se ështe eksperienca ime e parë dhe mund të më kenë penalizuar kjo gjë. Javët e fundit kam qenë pak më e përqendruar sesa herët e tjera.

“Është eksperienca ime e parë dhe mund të më kenë penalizuar kjo gjë. Javët e fundit kam qenë pak më e përqendruar sesa herët e tjera”, tha Katerina

Genc Përmeti tha se Chriss po të kishte qenë javën e kaluar do të kishte fituar. Ina është sikur ka pasur shkollë nate, ku në një moment na suprizoje dhe herën tjetër sikur nuk ishe ekzistente, nuk pret ndonjë ndryshim nga Arlind se e ka si profesion që studion për këtë gjë, ndërsa për Nadian ka një rrugë të gjatë përpara ku është një rrugë e vështirë dhe duhet të luftosh për këtë gjë, ku po të investosh do ecësh shumë lart.

“Monologu që kishit të gjithë, ku Chriss po të kishte qenë javën e kaluar do të kishte fituar. Ina është sikur ka pasur shkollë nate, ku në një moment na suprizoje dhe herën tjetër sikur nuk ishe ekzistente. Kur pashë javën e kaluar ku nuk ke pasur orientim, dhe e teprove kurbën emocionale ku nuk të vë faj ku ti u mundove të jepje maksimumin, aty pashë që ti reagon dhe kjo është gjë kryesore dhe me orientimin e duhur mendoj që do ja dalësh. Automatikisht ne nuk presim dot një ndryshim nga Arlin se e ka si profesion që studion për këtë gjë, ndërsa për Nadian ka një rrugë të gjatë përpara ku është një rrugë e vështirë dhe duhet të luftosh për këtë gjë, ku po të investosh do ecësh shumë lart”, tha Genci.

Ina tha se e pëlqen aktrimin dhe arsyeja e ardhjes në atë emision është se shpesh nuk shohim vajza me ngjyrë që të kenë kurajon ti mposhtin diskriminimet që ti ndjekin ëndrrat e tyre, ku i përket komunitetit rom.

“Njeriu duhet ti thojë shqetësimet që ka. Më pëlqen të aktroj, arsyeja pse kam ardhur është se shpesh nuk shohim vajza me ngjyrë që të kenë kurajon ti mposhtin diskriminimet që ti ndjekin ëndrrat e tyre, ku i përkas komunitetit rom”, tha Ina

Nadia tha se është shumë emocionuese kur i shikon të gjitha rolet, dhe jam e lumtur që kam qenë pjesë e këtij programi.

 “Është shumë emocionuese kur i shikon të gjitha rolet, dhe jam e lumtur që kam qenë pjesë e këtij programi”, tha Nadia

Arlind tha se për një kohë kaq të shkurtër them se më ka vlejtur për të kuptuar edhe zhanerin ku unë studioj e cila më ka sjellur benefite

“Për një kohë kaq të shkurtër them se më ka vlejtur për të kuptuar edhe zhanerin ku unë studioj e cila më ka sjellur benefite”, tha Arlindi.

Olimpia tha se ka qenë shumë eksperiencë e bukur dhe e re,dhe se aktrimi i ka interesuar gjithmonë.

“Ka qenë shumë eksperiencë e bukur dhe e re, aktrimi më ka interesuar gjithmonë”, tha Olimpia

Enea tha se kjo ka qenë një ëndërr që ti vinte një mundësi për të qenë pjesë e këtij eksperimenti ku ka qenë i vlefshëm për të.

“Një ëndërr që të më vinte mundësia për tëqenë pjesë e kësaj, eksperimentimi ka qenë tepër e vlefshme”, tha Enea.

Genci tha se për Enean pritshmëria ka qenë e lartë dhe jam munduar të vendos në dukje ato anë që i shihja si pika të dobëta, ndërsa për Olimpian tha se ka shumë për të bërë nëse dëshiron të futet në rrugën e aktrimit. Për Marinin u shpreh se ishte kritik.

“Për Enean pritshmëria ka qenë e lartë dhe jam munduar të vendos në dukje ato anë që i shihja si pika të dobëta. Proçesi është ai që mbetet dhe në fillim kam qenë kritik se ishe shjumë skematik dhe bëje analizë vetes tënde ku nmuk metesha i kënaqur dhe javën e kaluar pashë enean inteligjent ku ishte në pritshmëritë e mia. Ti je më shumë i orientuar në pjesën dramatike. Olimpia ka shumë për të bërë nëse dëshiron të futet në rrugën e aktrimit. Për Marinin isha kritik se kërkoja shumë prej teje dhe je pak sipërfaqësor dhe je pa gravitetin e duhur. Evi mundohet ti përdorë truqet që ka mësuar në shkollë, duhet të jetë më organike ku korrektesa e vret artisten, dhe nëse zbulon artisten dhe jo profesionin ja del”, tha Genci.

Herion tha se fjala e tij ishte thjeshtë një fjalë por për Enean dhe Olimpian është karrierë. Olimpia duhet të punojë shumë ku ka shumë aktorë që e urrejnë veten por kanë marrë çmime të mëdha. Si përfundmin për Marinin tha se karizma e tij e penalizon dhe Evin e shikon në botën televizive për shkak të së folurës së bukur që ka.

“Fjala ime është thjeshtë një fjalë por për ju është karrierë. Olimpia duhet të punojë shumë ku ka shumë aktorë që e urrejnë veten por kanë marrë çmime të mëdha. Evi është një progres dhe kur mora vesh se je aktore u mërzita sepse të shikoja në një profesion tjetër si doktoreshë ku qëndron si në emisione drejtësuese, ku ke të folur shumë të bukur. Për Marinin them se karizma e tij e penalizon”, tha Herion.

Marin tha se Kinostar është i magjishëm dhe se ka mësuar shumë.

“Kinostar ishte i magjishëm. Jam tepër mirënjohës dhe kam mësuar shumë. Nuk do jem në të njëjtin audicion ku do jesh ti Erjon aty”, tha Marini.

Evi tha se ka qenë një rrugëtim i larmishëm.

“ Ka qenë një rrugëtim i larmishëm, dhe jemi shumë me fat që jemi bërë pjesë”, tha Evi.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA