Humb jetën nga Covid-19 një ndër mjekët më të njohur në ish-Spitalin Ushtarak.
Prof. Dr. Mihal Kërçi apo Profesor Misha, siç kolegë dhe pacientë i thërrisnin ofroi shërbim shëndetësor në shërbimin e reanimacionit në këtë spital për 30 vite. Ai u prek nga Covid dhe prej ditësh qëndroi i shtruar në atë shtrat ku i shërbeu vetë qindra pacientëve në gjendje të rëndë në reanimacion dhe ndonëse nën kujdesin e kolegëve të tij, nuk ia doli, duke u ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Kolegët e vlerësojnë si mjekun reanimator ndër më të mirët në vend, madje ai ishte anëtar i Task Forcës në luftën antiCovid. Prof. Misha ishte specialziuar brenda dhe jashtë vendit në fushën e anestezisë dhe renaimacionit. Në krye të shërbimit të reanimacionit të Spitalit Ushtarak i është dashur të përballet me të sëmurë, pacientë të shumë tragjedive e situatave të krijuara në 30 vite në vendin tonë. Madje në vitet 87-98 ka drejtuar Spitalin Ushtarak.
Covid-19 po na merr shumë jetë çdo 24 orë. Po na mere mjekët, ata të cilët nuk infektohen as në local, as duke festuar ditëlindjet, por po infektohen duke u kujdesur për ne. Janë 25 mjekë, të cilët i kemi humbur deri më sot, mjekë nga ata të cilët nuk kursyen asnjë moment të jetës së tyre për t’u shërbyer pacientëve. Kjo duhet të na kujtojë të gjithëve se askush nuk është imun ndaj kësaj sëmundje, e cila po na merr çdo ditë jetë njerëzish, po na merr ata që na mbrojnë e kujdesen për ne dhe që nuk dihet kur do të ndalet .
Bluzat e bardha që humbën jetën nga Covid-19
1 Anibal Byberi 53 vjeç – Mjek i përgjithshëm, Tropojë
2 Astrit Haziri 54 vjeç – Mjek i përgjitshëm, Kukës
3 Arian Pushi 58 vjeç- Mjek hematolog, Tiranë
4 Agron Menzelxhiu 71 vjeç – Mjek kirug, Elbasan
5 Memo Boci 81 vjeç – Epidemiolog, Tiranë
6 Hysni Shkjau 69 vjeç – Mjek familjeje, Pukë
7 Vilson Topulli 73 vjeç – Epidemiolog, Tiranë
8 Zyliha Kraja 78 vjeçe- Kirurge, Shkodër
9 Esat Pashaj 71 vjeç – Mjek i përgjithshëm, Skrapar
10 Muharrem Xhepexhiu 64 vjeç – Mjek familjeje, Lushnjë
11 Sefer Devishi 61 vjeç – Mjek familjeje, Kavajë
12 Ilirian Ndraci 66 vjeç – Mjek familjeje, Tiranë
13 Hidajet Deda 67 vjeç – Mjek pediatër, Kavajë
14 Eduart Dhamo 57 vjeç – Mjek familjeje, Lushnjë
15 Shaqir Shehu -68 vjeç -Mjek kirurg, Kukës
16Ibrahim Kaziu 68 vjeç – Pneumolog, Dibër
17Ferdinand Shkrepa 68 vjeç – Okulist, Elbasan
18 Bledi Nini 48 vjeç -Otorinolaringolog,Tiranë
19 Myftar Zemani 78 vjeç – Mjek familjeje, Fier
20 Leonard Kamberi 47 vjeç – Gjinekolog Vlorë
21 Suela Muça 48 vjeç- Gjinekologe, Tiranë
22 Drini Dobi 51 vjeç – Neurolog, Tiranë
23 Raimonda Lengu – Mjeke familjeje, Tiranë
24 Flutura Hashorva – Mjeke pneumologe
25 Mihal Kërçi – Mjek reanimator
Top Channel