Gjimnastikë, Evropiani/ Shqipëria kampione nga një rus

13/12/2020 16:38

Shqipëria arrin të sigurojë një medalje të artë në Kampionatin evropian të gjimnastikës artistike për meshkuj të zhvilluar në Mersin të Turqisë dhe merita i shkon një gjimnasti rus, Matvei Petrov.

I pajisur me një pasaportë shqiptare, Petrov bëri që në qytetin turk të dëgjohej himni i Shqipërisë teksa ai fitoi medaljen e artë në kategorinë e kalimit të kalit me doreza.

Në total Petrov grumbulloi 14.566 pikë në këtë kategori. Gjimnasti ruso-shqiptar mori notën 6 përsa i përket shkallës së vështirësisë së numrit dhe 8.566 për ekzekutimin. Ishte pikërisht vështirësia e ushtrimit që i dha mundësinë Matvei Petrov që të shpallet kampion Evrope në kalimin e kalit me doreza duke lënë pas në vendin e dytë, kroatin Filip Ude dhe në të tretin turkun Ferhat Arican. Petrov që për shumë vjet ka përfaqësuar Federatën Ruse të Gjimnastikës në një intervistë të dhënë përpara një viti për revistën International Gymnist Magazine tregon sesi nisi historia e tij shqiptare.

‘Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast. por teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se nuk isha në formë të dobët. Dhe pata fat sepse Drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. kështu nisi historia ime me Shqipërinë. Federata shqiptare e Gjimnastikës mori miratimin e Federatës Ruse që të garoja për Shqipërinë, askush nuk ishte kundër kësaj”.

Petrov, 3 herë kampion i rusisë në kalimin e kalit me doreza e bëri debutimin e tij për Shqipërinë në Cmimin e madh te Brnos në nëntor të vitit të kaluar, një kompeticion ku garohej në cifte dhe ai e partneri i tij holandez Neto Tanishley fituan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA