Erisa Xhixho rrëfen për adoleshencën dhe vajzën e saj: Merrja bukë me vete në 8-vjeçare dhe gjimnaz

13/12/2020 15:00
Erisa Xhixho

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Erisa Xhixho, Cekja, Eranda Libohova dhe Eraldo Rexha.

Personazhet e famshëm u mblodhën së bashku në fshat për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. të kositësh barin, të mjelësh gomaricën dhe të presësh drunj në mal.

Erisa Xhixho ka folur për pjesën e adoleshencës dhe vajzën e saj, ku gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe pjesën e peshës e cila tha se bën crossfit.

“Vajza është dy e pak dhe jam e lumtur që shkon në çerdhe. Merrja bukë me vete në 8-vjeçare dhe gjimnaz. Për në mëngjes fëmijëve u bëj bukë me vezë për të mos ngrënë gjëra të konservuara jashtë, por shëndetshëm. Për peshën kam punuar ku bëj crossfit dhe anagazhime. I bëj bamjet dhe groshët shoqëruar me lakër turshie. Mjelja e gomaricave ishte një eksperiencë ndryshe.”- tha Erisa Xhixho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA