Dënohet me burg/ Drogonte shoqet e vajzës dhe abuzonte

13/12/2020 15:53

Gjatë festave me pizhama që organizonte e bija 12 vjece, burri i detyronte shoqet e saj të pranonin pijet e tij gjoja të miqësisë, të cilat i kishte spërkatur me pare me narkotikë.

Kur vajzat e mitura trulloseshin, burri përfitonte prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Imola të Italisë. 46 vjecari tashmë ka rënë në prangat e policisë dhe është dënuar me 6 vjet e gjysme heqje lirie per dhunë seksuale. Sipas gazetës Il Resto del Carlino, ai duhet të dëmshpërbleje secilën prej viktimave me 20 mijë euro, përveçse të paguaje dhe shpenzimet e procesit gjyqësor.

Hetimi nisi pas denoncimit që bënë në polici prindërit e njërës prej vajzave. Familjet tani shprehen të kënaqura që drejtësia u vu në vend. 46 vjecari vetë e ka pranuar spërkatjen e pijeve me qetësues, por i mohon abuzimet duke pretenduar se I përqafonte te miturat thjesht ngaqë është sipas tij, “një baba i kujdesshëm dhe shumë i dashur”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA