“Beauty” është një nga rubrikat më të pëlqyera e të ndjekura të emisionit “E Diell”, e cila ka në fokus të bukurën dhe risinë.
Konkurrenca mes personazheve është më evidente, por edhe debatet gjithashtu.
Gjatë puntatës të ditës së sotme, Denisi dhe Sedmiri debatuan për gabimet në modelin dhe lyerjen e flokëve tek klientet.
Denisi tha se ai sulmonte atë profesionist që bën gabim në modelin dhe lyerjen e flokëve.
“Unë sulmoj atë profesionist që bën gabim”, tha Denisi.
Sedmir tha se modelja e tij kishte bazë edhe fije, floku ishte i dëmtuar dhe nuk mund ta merrte përsipër se ishte fije i hollë dhe se kishte penalizuar shumë hekuri që bën fijet
“Të paktën modelja ime kishte refleks në krahasim me tënden. Modelja ime kishte bazë edhe fije, floku ishte i dëmtuar dhe nuk mund ta merrja përsipër se ishte fije i hollë, mua më penalizoi hekuri që bën fijet, unë arrita ti bëja shumë mirë”, tha Sedmiri.
Daniela tha se puna më e vështirë dhe më e bukur ishte ajo e Valterit, ku këtë herë ka qenë diçka ndryshe.
“Punimi ishte i bukur, një rezultat final, duhet të shikosh strukturën e flokëve. Kur përdorim produkte të mira të garantoj se derisa të dalë rrënja muajin tjetër do jetë njësoj sikur ka dalur nga salloni. Puna më e vështirë dhe më e bukur ishte ajo e Valterit, ku këtë herë ka qenë diçka ndryshe”, tha Daniela.
Puna më e mirë e kësaj jave në parukeri është Roku e cila nuk e bëri klientin të ndihej ashtu siç dëshironte klientja.
Puna më pak e mirë e kësaj jave në make up është Mea për arsye se nuk ka eksperiencë.
Top Channel