Në rubrikën “Dream Team” në emisionin “E Diell” ishte i ftuar aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Aleks Seitaj i cili ka rrëfyer për herë të parë për varfërinë.
Ai tha se në fëmijërinë e tij ka qenë një fëmijë i vetmuar ku kishte një shall, nuk kishte lodra se ishte i varfër dhe atë shallin e përdorte si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin i është zhvilluar imagjinata e cila është një ndër gjërat që influencoi edhe në profesionin që ai ka aktualisht ditën e stome.
“Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall, nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin unë e përdorja si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin që na gjendej dhe kam përshtypjen që na u zhvillua imagjinata dhe është nga gjërat që influencoi në profesionin që unë kam sot. E kam atë shallin se ishte shalli i mamasë time sepse janë disa gjëra të pajës së mamasë përfshirë dhe robdishani që kam në sketche që janë për muze. Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin, zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend që kemi parë shumë filma me mamanë”, tha Aleksi.
Top Channel