Menjëherë pas humbjes 1:5 nga Stuttgarti në shtëpi, Borussia Dortmund ka shkarkuar Lucien Favre nga detyra e trajnerit.

Gazetari i njohur Di Marzio ka raportuar se skuadra gjermane do ta emërojë Edin Terzi, si trajner për pjesën e mbetur të edicionit 2020/21, përcjell KosovaPress.

Trajneri aktual i Borussia Monchengladbach Marco Rose, do ta marrë detyrën e menaxherit të Dortmundit pas përfundimit të këtij sezoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA