25 viktima dhe 613 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore
13/12/2020 17:21
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.
Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar./AlsatM
Top Channel