
Mes lajmeve për Pandeminë, jetëve të marra nga koronovairusi, një fenomen që po shqetëson shqiptarët me këto kohë janë vetëvrasjet e pacientëve të diagnostikuar me Covid, duke u hedhur nga ballkonet e spitaleve, çka të bën të mendojmë për një përkeqësim të përjetimit psiko-emocional të tyre ndaj këtij virusi, në ditët e sotme?
A është ky vetëm një fenomen shqiptar apo që ndodh edhe nëpër botë?
Që në fillimet e Pandemisë së Covid-19 ekspertet e Shëndetit Mendor kishin paralajmëruar se efektet psikologjike dhe emocionale të krizës do të ndiheshin gjithmonë e më shumë, me kalimin e kohës. Organizata e Kombeve te Bashkuara i ka rënë me kohë këmbanave të alarmit për mundësinë e rritjes së rasteve të vetëvrasjeve, duke u bërë thirrje qeverive të vendeve të ndryshme të investojnë për shëndetin mendor.
Por cilët janë shkaktarët që çojnë pacientët me Covid-19 në veprime ekstreme si vetëflijimi?
Po të sëmurët që kurohen në kushte shtëpie, sa rëndohen ata psikologjikisht?
Gjithçka në Hipokrati
Sonte, ora 18:00!
Top Channel!
Top Channel