
23/02 22:38
Lajm i mirë për Gennaro Gattuso-n në funksion të ndeshjes së të dielës midis Napoli-t dhe Sampdoria-s.
Në fakt, trajneri gjithashtu do të jetë në gjendje të llogarisë dyshen Rrahamni dhe Hysaj, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19 disa javë më parë dhe tani kanë dalë negativë.
Ky është njoftimi për shtyp nga Napoli.
“Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj testuan negativisht në testin e kryer dje nga ASL lokale”.
Rikuperimi i tyre është sigurisht i rëndësishëm dhe do të lejojë që trajneri napolitan të ndryshojë zgjedhjet e tij.
Top Channel