Vrasja e Klodian Rashës/ Shkatërrime, dhunë, xhama të thyer e institucione të dhunuara nga protestuesit

11/12/2020 14:24

Emisioni “Shqipëria Live” i është kushtuar çështjes së protestës së ditës së dytë për vrasjen e Klodian Rashës.

Të ftuarit e sotëm ishin  Luan Shehu, Edlira Cebani, Robert Budina, Xhoi Malësia, Emi Vata, Inida Kreuz dhe Albatros Rexha , ku diskutuan për revoltën e qytetarëve së protestës së ditës së dytë për vrasjen e Klodian Rashës.

Luan Shehu shef i zjarrfikësve tha se nuk shkojmë atje për ti hedhur ujë popullit, ku ne jemi në shërbim të Bashkisë së Tiranës nën urdhrat e tyre. Ne jemi zjarrfikës dhe nuk jemi forca RENEA dhe në asnjë rast të vetëm nuk ka ndodhur dhe prioriteti janë që është njeriu, incidenti, ambjenti dhe prona.

“Në gatishmëri jemi 365 ditë dhe me ndarjen administrative që u bë kishte shërbime gjithandej. Ne jemi pjesë e komunitetit dhe ne jemi në shërbim dhe cilësohemi si mbrojtja nga zjarri. Forcat e zjarrfikësve janë në shërbim të komunitetit dhe kur shkojmë në një incident ne e dimë se çfarë do ndodhë atje, dhe atje shkojmë me kordinata të përcaktuara. Nuk shkojmë atje për ti hedhur ujë popullit, ku ne jemi në shërbim të Bashkisë së Tiranës nën urdhërat e tyre. Ne jemi zjarrëfiksa dhe nuk jemi forca RENEA dhe në asnjë rast të vetëm nuk ka ndodhur dhe prioriteti janë që është njeriu, incidenti,ambjenti dhe prona”, tha Luan Shehu.

Edlira Cebani është një aktiviste ku tha se policia duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestës por jo të sulmojë. Dhuna nuk është zgjidhje dhe institucionet duhet ti japin drejtim kësaj.

“ Mendoj se kemi ngelur të gjithë pa fjalë dhe jeta e një të riu ka humbur dhe fjalët nuk kanë shumë kuptim sepse vija e kuqe është tejkaluar nga policia dhe këtë gjë e ka treguar revolta e protestuesve. E kemi bërë standard dhunën. Ka qindra që kanë qenë në komisariate ku ka edhe të mitur të cilët janë mbajtur jashtë protokollit. Policia duhet të garantojë mbarëvajtjen e protestës por jo të sulmojë. Duna nuk është zgjidhje dhe institucionet duhet ti japin drejtim kësaj”, tha Edlira Cebani.

Robert Budina tha se zjarrëfikësit duhet ta përdorin ujin për zjarret dhe jo për të larguar njerëzit, ku duhet reaguar në kohë dhe se policia është polici politike.

“ Zjarrëfikësit duhet ta përdorin ujin për zjarret dhe jo për të larguar njerëzit. Kisha një ngarkesë tre vjecare kur kemi protestuar per teatrin fitorja do fitojë ndaj dhunës por u desh që të vritej një njeri që të kuptonim që të jemi kundër vrasjes. Është vrasja e një shoqërie të re, ku kemi një polici politike. Duhet reaguar në kohë dhe policia është polici politike. Kjo vrasja nuk është pasoja por shkaku”, tha Robert Budina.

Gazetari Xhoi Malësia tha se janë ditë të trishta për Shqipërinë, ku nuk shihen protestuesit si kriminelë dhe nuk kishte pse të shkohet deri në atë situatë.

“ Mbi të gjitha unë mendoj se janë ditë të trishta për Shqipërinë, ku nuk shihen protestuesit si kriminelë dhe nuk kishte pse të shkohet deri në atë situatë. Një grup protestuesish nga Zogu i Zi deri ne 21 kanë thyer semaforë dhe pasi përfundoi goditja me gurë policët kanë bërë shoqërime në qasjen time mënyrë kryesisht proporcionale. Unë sfidoj policinë e shtetit se ku ndalohet një qytetar i thjeshtë ndalohet të filmojë me celular. Më kanë përthyer dorën dhe më kanë shoqëruar në komisariat ku më kanë dhunuar dhe më kanë ofenduar nga familja, por goditja në fytyrë nuk është e justifikueshme”- tha gazetari Xhoi Malësia

Emi Vata, ish drejtues i policisë tha se:

“Unë e shikoj pak më të gjerë problemin ku duhet të analizohet më gjerë se pse erdhi kjo ngjarje dhe veprimet e gabuara të policisë, dhe është një ngjarje ku policia është e akuzuar. Në këndëvështrimin tim shihet se populli ka një urrejtje, por përdorimi i gazlotsjellësit është i gabuar dhe nuk duhet të lihet në dorë që policia të përplaset me qytetarët por të ndërhyjë politika të marrë masa. Ky është një gabim policie i gazit lotsjellësit. Këta janë këmbana alarmi ku politika duhet të marrë masa, nuk duhet të lihet policia për tu përballur me qytetarët, policia duyhet të marrë masa për protestat, por nëse kryhet dhunë duhet të merren masa dhe nuk duhet të provokohen. Nëse protestuesit provokohen nuk dihet se çfarë ndodh, protestat nuk janë të organizuara sepse duan të ndryshojnë sistemin. Nëse nuk merren masat tani do përfundojnë më keq se protesta e parë”, tha Emi Vata.

Zhaku ne lidhje Skype Inida Kreuz:

“ Askush nuk meriton të vritet, por kemi shtetin shqiptar të përfshirë nga dhuna fizike dhe dhunë me gaz lotsjellës, ku dua t’i kujtoj shtetit që të heqin dorë nga dhuna se jemi në kohë Covid. Ata fëmijë që i ka marrë policia janë fëmijë të lindur në 97-98 ku ka shumë revoltë tek të rinjtë. Shteti është i shkatërruar dhe duhet të ikin të gjithë drejtuesit e shtetit sepse ata e kanë shkatërruar shtetin dhe nuk është hera e parë ku shteti ushtron dhunë ndaj qytetarëve se ne e kemishtetin me 2 standarte një për Vipat dhe një për qytetarët e thjeshtë. E kemi shtetin në dorën e maskarenjve, ku gazi lotsjellës vjen nga lart dhe kjo gjë duhet të ndalohet”

Artan Manushaqi- Avokat per te cilet jane kapur nga policia:

“Këta nuk i dinë kompetencat e tyre. Zjarrëfikësja është një institucion i shtetit dhe dhuna nuk kemi organizim si shtet dhe protesta vjen nga një revoltë të akumuluar. Kjo është kultura e Edi Ramës, sipas nenit dy ne arrijmë tek vrasja e akumuluar. Protesta është pasoja e këtij shteti dhe jo të gjithë policë janë shërbëtorë të pushtetit ku janë ndikuar nga fryma e shtetit. Edi Rama ju tha që të heqin kapelet dhe të shkojnë të votojnë, Stresi është një qytetar shqiptar që ka marrë pjesë në protestë. Morali është ligji dhe ligji është morali.

Albatros Rexha:

“Unë e kam ndjekur me shumë stres të gjitha zhvillimet për të kuptuar faktet se çfarë po ndodh, një ngjarje shumë e rëndë dhe jetët e shqiptarëve duhet të vlejnë më shumë se çdo gjë. Është e rëndë që të ndizen gjakrat, protesta nuk organizohen dhe janë spontane, ku të tilla janë si legjitime ku në Demokraci nuk ekziston. Nuk duhet të jetë protagonist Stresi, ku nuk duhet të harrojmë se protagonist duhet të jetë Klodiani  dhe familja e të ndjerit dhe jo Stresi. Nëse dëshirojmë ta shërojmë shoqërinë, në këtë rast ata duhen të reflektojnë, ku njerëzit nuk duhet të frigohen nga policia por duhet të respektohen, por në këtë rast duhet të jetë pikë reflektimi. Të gjitha të drejtat janë të barabarta dhe ky kualifikim ekstrem kemi dy fakte ku është vrasje dhe kemi edhe ku shteti nuk e ka mbulu ku ka një hapësirë. Çështja është se çfarëdo regimi të bësh nuk e mbulon atë vrasje por duhet te sherojme shoqerine shqiptare. Shqiptaret duhet te mesohen sesi te reagojne ku armiqte te komunikojne me njeri tjetrin.Duhet reflektuar qetësia e shqiptarëve”- tha Albatros Rexha.

Top Channel