Ushtronte dhunë psikologjike ndaj nënës, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

11/12/2020 10:47

Një 35-vjeçar është vënë nën prangat e policisë për dhunë në familje.

Mësohet se i riu, banues në Bishan të Vlorës, është arrestuar pasi ushtronte dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë/ Vlorë

Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” .

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel