Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) kanë rënë në masën 7 përqind krahasuar me një vit më parë, pasi bota ndërmori masa të ashpra izolimi kundër pandemisë së koronavirusit.
Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë pranë Projektit Global të Karbonit ka publikuar rezultatin e studimit të tij të hollësishëm, i cili konfirmon atë çfarë diskutohej prej kohësh: se koronavirusi, një impakt e pati vërtet mbi ambientin. Reduktimi i emetimeve të dioksidit të karbonit ka qenë 12 përqind në Shtetet e Bashkuara dhe 11 për qind në të gjithë Bashkimin Evropian.
Megjithatë, por, emetimet kanë rënë vetëm 1.7 përqind në Kinë – vendi që ka qenë në gjendje të rimëkëmbë ekonominë pasi arriti ta vendosë sëmundjen nën kontroll.
Sipas shkencëtarëve, rënia e përgjithshme e emetimeve ka ndodhur kryesisht për faktin se njerëzit kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë udhëtuar më pak me makina dhe avionë. Ata shprehen kjo është rënia më e madhe vjetore e emetimeve të CO2-shit që nga Lufta e Dytë Botërore. Ekipi i Projektit Global të Karbonit tha se këtë vit, emetimet e karbonit kanë rënë për 2.4 miliardë tonë.
Top Channel