Rama viziton policët e lënduar: Dhunuesit lukuni e mbledhur me lekë, orkestruar nga Meta dhe Berisha…

11/12/2020 18:42

Pasi vizitoi policët e plagosur gjatë protestave që ndodhën në kryeqytet për vrasjen e Klodian Rashës, Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat  ka thënë se personat që ushtruan dhunë  nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë.

Kryeministri u shpreh e një lukuni e dalë nga nuk e di se ku ka marrë përsipër të nxjerrë sytë e policëve të shteti dhe t’i fusë gishtat në sy publikut shqiptar, qytetarëve shqiptarë, familjeve shqiptare.

“Ato dhjetra të plagosur mos flisni me dhjetra por ti numëroni. T’i shikoni dhe të mos i zmadhoni. këtu është një që po humb dritën e syve se po i shërbente shtetit dhe popullit. Ka të drejtën e vet që të manifestojë për një akt që ka indinjuar të gjithë por jo të preki një fije floku të askujt. Policia nuk është lukuni e mbledhur me lek. Si ajo e Presidentit që akoma nuk është kujtuar ti thotë një fjalë të kësaj familje që pret. Ai del e thotë se po i vjen fundi i botës. Prova është kjo që sapo thash. Janë fjalët e Metës, që janë nxitës dhe orkestrues. Dhe ish Presidenti që është krenar që ka vrarë njerëz dhe i vjen keq që nuk ka vrarë më shumë. Tregon se dhuna është rruga për të bërë përpara në këtë shoqëri. Prova janë ata minorenë të manipuluar dhe abuzuar apo të joshur me para për të bërë ato që po bëjnë.”

“Është e pa-ndodhur që partia e Presidentit të vejë si huri në zjarr Tiranën. Sipas peshës dhe sipas goditjes që i bëjnë qetësojë së së njerëzve si dhe për ata që ankohen”  tha Rama ndër të tjera.

Top Channel