Franca do të shtyjë rihapjen e institucioneve kulturore dhe do të vendosë ndalimqarkullimin me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Kryeministri Jean Castex u shpreh se ritmi I infektimeve nuk po bie në nivelin që shpresoi qeveria pas vendosjes së masave të izolimit në fund të tetorit. Nga mesi I muajit, do të hyjë në fuqi ndalimi I lëvizjes nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit. Masa nuk do të hiqet as për Vitin e Ri, me qëllimin të parandalohen tubimet e mëdha. Qeveria e ka kushtëzuar lehtësimin e masave me rënien e numrit të të infektuarve në rreth 5,000 në ditë. Por kjo shifër ndërkohë të enjten ishte shumë me lartë, duke mbërritur në 13,750.
“Nuk jemi ende në fundin ë valës së dytë dhe nuk do t’i arrijmë objektivat e vëna për 15 dhjetor”, tha kryeministri Castex. “Duhet të mbetemi të përqendruar dhe ta gjejmë rrugën gjatë javëve të ardhshme”, shtoi ai. Një pjesë e francezëve u pajtuan me idenë e mbylljes për festa, ndërsa të tjerë thonë se do ta gjejnë mënyrën të kremtojnë gjithsesi.
Top Channel