Meksika njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë farmaceutike kineze CanSino, për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinës kundër koronavirusit.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, në deklaratën nga Twitteri tha: “Urojmë për nënshkrimin e marrëveshjes paraprake për blerjen e 35 milionë dozave të vaksinave të nënshkruar sot mes Ministrit të Shëndetësisë dr. Jorge Alcocer dhe kryetarit të CanSino Biologic Xuefeng Yu”.
Ebrard tha se vaksina e CanSino është zbatuar ndaj 62 vullnetarëve gjatë procesit të provave klinike në shtetin Nuevo Leon të vendit si rezultat i së cilës nuk kanë hasur në asnjë efekt anësor.
Qeveria meksikane edhe më parë kishte arritur marrëveshje me kompaninë farmaceutike Pfizer-BioNtech për blerjen e 250 mijë dozave të vaksinës në fazën e parë ndërsa në total 17 milionë doza.
Meksika është vendi i katërt me më shumë vdekje nga COVID-19 me 111.655 viktima deri më tani, ndërsa është në vendin e 13-të për nga numri i rasteve me gjithsej 1.205.229./AA/
Top Channel