Elbasani përgatitet për festë/ Zbukurimet që synojnë të zbusin atmosferën e zymtë

11/12/2020 12:20

Elbasani është zbukuruar për festat e fundvitit!

Rrugë e lulishte shkëlqejnë nga magjia e dritave të Krishtlindjeve, ndërsa si asnjëherë më parë të rritur dhe fëmijë në këtë situatë pandemie duket se mezi e kanë pritur një atmosferë të tillë.

Komiteti i Vlerësimit të Ekspertëve ka vendosur që këtë vit nuk do të ketë festime jashtë me rastin e festave të fundvitit. Do të rikthehemi traditës së festave të fundvitit nëpër vatrat familjare. Megjithatë përpara shëndetit duket se qytetarët nuk janë të keqardhur për një vendim të tillë.

Top Channel