E trishtë/ Pësoi goditje cerebrale, ndërron jetë në moshën 37-vjeçare zëvendëskryetari i Bashkisë së Elbasanit

11/12/2020 12:47

Është ndarë nga jeta në moshë të re nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi.

Këtë lajm e bën të ditur Bashkia e Elbasanit me anë të një postimi, ku shkruhet se Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

Prind  i një djali, Ervin Saraçi, 37-vjeç, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i plotë:

Bashkia e Elbasanit njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 37 vjeçare nënkryetari i Bashkisë Ervin Saraçi.

Saraçi pësoi një goditje cerebrale disa ditë më parë dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk arriti të mbijetojë.
Prindërit humbën sot djalin shembullor, bashkëshortja humbi shokun e jetës dhe djali humbi babain e pazëvendësueshëm.

Qyteti i Elbasanit humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa Bashkia e Elbasanit humbi kolegun, mikun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.

Bashkia e Elbasanit faleminderon qytetarët për mbështetjen e pakursyer në këto ditë të vështira për familjen Saraçi.
Ngushëllime familjes, miqve dhe shokëve.

I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

Top Channel