Emisioni “Shqipëria Live” i ka kushtuar hapësirë çështjes së prezantimit të vajzës si motra e e Klodian Rashës.

Të ftuarit e sotëm ishin Elsa Ballauri dhe Arjana ku diskutuan për prezantimin vajzës në protestë si motra e Klodian Rashës!

Elsa Ballauri tha se kjo ngjarje i ka shokuar të gjithë dhe se nuk i kishte bërë përshtypje deklarata e vajzës për arsye se e kishte marrë më shumë si një simbol i kësaj ngjarje.

“Është një ngjarje që na ka shokuar të gjithëve. Mua më duket një detaj i parëndësishëm që mund ta marrim në shumë aspekte daljen e kësaj vajze që për opinionin tim nuk më bëri përshtypje që ishte motra, por e mora si një simbol të kësaj ngjarje. Nuk mendoj se është traumë për familjarët se ajo mund të ketë një njohje me Klodianin dhe e shoh si një shprehje emocionesh dhe emocionet nuk janë transmetuar ne menyre negative dhe familjaret normal qe do i përgënjeshtroje kete gje por perkundrazi nese babi me mencurine e tij jane te rrethuar nga njerez duhet ta kuptojne se po i mbeshtesin dhe kur thone se jam vllai ose motra e Klodianit eshte ne forme mbeshtetje. Vajza eshte perfshire ne menyre emocionale klu jane delikate dhe mund te doje te kete nje psikolog afer te cila ajo mund te demtohet nga rastet e tjera, por nese e ka perjetuar kete moment une mendoj se nuk ka asgje por tu komentuar si nje traume e familjes. E rendesishme per mua eshte se une e mendoj si nje rast se cfare transmetoi ai personi qe ishte pozitivitet dhe jo negativitet ku secili prej nesh nuk e dime si mund te reagojme ne keto situata emocionale ku e njohim nje person.Ishte një protestë e natyrshme nga revolta e shumë qytetarëve por nga ana tjetër shohim edhe një prezencë të rinjsh e cila ky detaj emocional i turmës e ka cuar vajzën në atë situatë. Shpresoj që seanca të jetë e drejtë për këtë ngjarje”.

Arjana shprehet se për familjen ky është një përjetim i dytë dhe është e pafalshme për vajzën në fjalë që të luaj rolin e një personi në familje.

“Rasti ne fjale per familjen eshte nje përjetim i dyte dhe ne rastin konkret eshte e pafalshme, por nuk mund te marr persiper qe te bej rolin e nje personi te familjes sepse kjo e lendon per se dyti familjen dhe vajza nga fjalet qe flet duket se nuk eshte e ekuilibruar. Menyra sesi i nderton fjalite dhe percjell fjalet eshte e paqarte sesi e transmeton dhimbjen e saj. Është mirë që media e pergenjeshtroi kete lajm per psikologjine e familjes dhe duhet te ballafaqoje vajzen per pergjegjesine qe ajo mori persiper. Ti nuk mund te marresh përgjegjësi te tilla dhe njeriu kur e prezanton veten e prezanton me emer dhe mbiemer dhe pastaj mund te thuash se cfare e ke personin, dhe kur flasim per psikologjine e turmes te gjithe mund te protestonin ne menyre te tij por nuk mund te marresh nje rol te tille per te deklaruar si nje pjese e familjes. Ai nuk ishte vetëm një protestues por me qindra dhe familjarët normal që nuk duhet të behen pjese e asaj proteste. Kur gjendesh brenda nje turme ndikohesh emocionalisht per ate ngjarje”.

Top Channel