Një motoçikletë, që ka qenë duke udhëtuar drejt daljes së qytetit, ka humbur kontrollin dhe është shembur në rrugë.

Motori fillimisht është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila fatmirësisht ka shmangur edhe rënien e motoçikletës në kanal.

Më pas motori është përplasur në asfalt dhe drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të shumta në kokë e trup.

35-vjeçari Klodjan Mile është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të zbardhur dinamikën e tij.

Paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia me të cilën ishte duke udhëtuar drejtuesi i motorit dhe lagështira në rrugë.

Top Channel