Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte për vizitë në familjen e Klodian Rashës të riut që humbi jetën i vrarë nga policia. Gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni e cila ndodhet pranë shtëpisë, raporton se kryeministri mbërriti atje dhe në orën 14.30 minuta dhe hyri në banesën e familjes Rasha.

Kryeministri Rama ishte i shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali ku u pritën nga familjarët e te ndjerit. Vizita e tij në banesë është mbajtur private dhe nuk janë lejuar të filmohet apo fotografohet. I pyetur nga gazetarja e Top Channel Sidorela Gjoni, Rama tha se do të fliste për të gjithë në orën 18:00.
Kryeministri u prit mirë nga babai i 25 vjeçarit, ndërsa i premtoi se duhet të ketë durim pasi nuk ka dyshim që drejtësia do të vihet në vend. Kryeministri Rama ka qëndruar disa minuta e më pas është shoqëruar nga familjarët e të ndjerit.
Ai është larguar së bashku me ministren Spiropali.

Ndërkohë e ema e Klodianit në një rrëfim për gazetaren Sidorela Gjoni tregoi se si natën ngjarjes ajo e kishte shoqëruar të birin të cilit i kishte dhënë edhe paratë për të blerë cigare. Ajo tha se i biri mbante me vete kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë. E ëma tha se ajo e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer deri në orën 4 të mëngjesit kur i komunikuan se ai kishte humbur jetën. E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij dhe që u largua me vrap. Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel