Konsumi i dobët ka frenuar inflacionin edhe gjatë muajit Nëntor. Instituti i Statistikave raporton se muajin e kaluar inflacioni u ndal në 1.6%, një normë shumë më e ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë në 3%.

Kjo rritje vjetore është ndikuar më së shumti nga grupi i ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike me 1.4%, ndjekur nga një shtrenjtim i ndjeshëm i grupit të “Qira, ujë dhe energji elektrike” me 0.27%.

Për ekspertët, ekonomia reale është në ngërç dhe ky nivel anemik i inflacioni sinjalizon një krizë të thellë konsumi.

“Është një indikator që tregon një vështirësi të thellë ekonomike. Situata e pandemisë ka bërë të mundur që të gjithë qytetarët dhe konsumatorët të kufizohen në shpenzime. Janë përballë faktit që konsumatorët nuk dinë çfarë të bëjnë me ato para që kanë grumbulluar dhe po i shpenzojnë me pikatore. Ka ndikuar po ashtu edhe papunësia gjatë kësaj periudhe.”

Ekspertët apelojnë për marrjen e masave emergjente për të rigjallëruar konsumin. Vlera të tilla inflacioni deklarojnë ata janë problematike dhe mund të çojnë në deflacion.

“Përveç fondeve të garancive sovrane, duhet një ulje e taksave një reduktim i tyre edhe përgjatë këtyre muajve pasi nuk ka pasur xhiro. 6 muajt e ardhshëm do jenë një agoni për ekonominë. Uroj mos të shkojmë në nivelin e 1% të inflacionit pasi kjo të kërkonte politika drastike.”

Që prej fillimit të këtij viti, inflacioni që është treguesi që flet indirekt për kostot të jetesës,  ka qëndruar në nivele mjaft të ulëta dhe është mbajtur ‘në këmbë’ vetëm nga ushqimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA