Grafiku/ Mësues dhe nxënës të infektuar që nga nisja e fillimit shkollor

10/12/2020 15:49

Në institucionet arsimore që prej fillimit të vitit të ri shkollor e deri më 4 dhjetor ne qarkun e Tiranës numri i mësuesve të prekur me covid 19 është më i lartë krahasuar me numrin e nxënësve, sipas të dhënave të bëra publike nga prefekti i Tiranës Ton Gogu pas takimit me drejtuesit arsimor.

Në 5 qytete, Tiranë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë kanë rezultuar pozitiv me infeksionin sars cov2,  1320 mësues dhe 850 nxënës.  Gjatë javës  së parë të mësimit janë infektuar 84 mësues dhe 14 nxënës.  Kulmi i infektimeve në shkolla ka qenë në muajin tetor.

Nga 5 tetori deri në 9 nëntor janë prekur nga virusi 198 arsimtarë dhe 153 nxënës.  Më pas infektimet janë ulur në javën e fundit të tetorit me 68 mësues të prekur dhe po aq edhe numri i nxënësve.  Nëntori ka shënuar sërish një rritje të personave të infektuar, ku rekordi gjatë këtij muaji ishte javën e fundit me 124 mësues.

Ndërsa javën e parë të muajit dhjetor u infektuan 63 nxënës, shifër që ka tejkaluar për herë të parë numrin e mësuesve të prekur nga koronavirusi në 3 muaj shkollë.

Top Channel