Foto nga Protesta e Bulqizës për Klodian Rasha

Protestës se natës së kaluar në Bulqizë, përveç shkatërrimit të pemës së Vitit të Ri, nuk i kanë shpëtuar as kazanat e mbeturinave.

Edhe qyteti i Bulqizës është përfshirë në valën e protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie orët e para të 8 dhjetorit.

Qytetarët u mblodhën para  qendrës së Bulqizës ku kanë prishur pemën e Vitit të Ri, ku më pas janë zhvendosur para komisariatit të policisë.

Gjithashtu, në protestë janë përfshirë edhe qytetarët e qyteteve të ndryshme si në Tiranë ku ndodhi protesta masive ku mbetën të plagosur disa efektivë policor, ku njëri prej tyre rrezikon të humbë njërin sy, protestatt vazhduan në qytetet: Gjirokastër, Durrës, Fier dhe Shkodër.

 

FOTO GALERI
1/5
Foto nga Protesta e Bulqizës për Klodian Rasha

Top Channel