Një tjetër mjeke shqiptare ka humbur betejën me koronavirusin. Mësohet se ka ndërruar jetë doktoresha e pneumologjisë, Flutura Hashorva.

Mësohet se ajo ka qenë e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Hashorva prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.

Lidhur me këtë ndarje nga jeta, kanë reaguar dhe miq e të afërm të doktoreshës, të cilën shprehen se ajo u shqua gjithnjë për profesionalizmin dhe komunikimin e saj të mirë me kolegët e pacientët.

“Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.

Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdêkjes. Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.

“Nje ikje tjeter shume e trishtueshme dhe e parakohshme e familjes Hashorva ka mbushur plot sy me lot dhe zemra te thyera ne kete dite te sotme. Doktoresha Flutura Hashorva falënderimet dhe dashuria qe ke dhen per te gjithe ne si familjare, si miq e si pacienta jane te pakta per ty shprehur sot ne kete hidhërim per ikjen tende ne parajsë dhe per tu bashkuar me njerëzit dhe te afërmit e tu qe na kane lënë para kohe. Shpirti jot I arte u prehte ne paqe dhe te qofte dheu I lehte. Do na mungosh shumë por do te kujtohesh si nje drite qe shkëlqen gjithmonë.” shkruan nje tjeter.

Top Channel