667 të arrestuar/ Teste të paautorizuara COVID-19! Operacion policor në mbarë Evropën, përfshirë Shqipërinë

10/12/2020 14:47

Në mbështetje nga Europoli, një operacion ndërkombëtar policor, përfshirë Shqipërinë, kundër trafikimit të paligjshëm të ilaçeve dhe teste të paautorizuara COVID-19 ka bërë të mundur arrestimin e qindra personave.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan:

“667 persona të arrestuar dhe 73 milionë € të sekuestruara në fund të një operacioni në mbarë Evropën që përfshiu 19 vende evropiane dhe 8 vende partnere, përfshirë Shqipërinë, me mbështetjen e Europolit, kundër trafikimit të paligjshëm të ilaçeve dhe testeve të paautorizuara COVID-19”.

Top Channel