
25/02 09:55
Skuadra italiane e Interit nuk do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar të vitit 2021, përcjell “Calciomercato”.
Kjo vjen për arsye se “Nerazzurët” nuk arritën të kualifikohen në fazën e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, madje humbën shpresat edhe për qëndrim në Ligën e Evropës, pasi që përfunduan në vendin e katërt në grup, pas barazimit pa gola me Shakhtar Donetsk.
Duke marrë parasysh këtë gjë, të ardhurat për Interin nuk janë të shumta, kështu duke e bërë të pamundur që tekniku Antonio Conte të përforcojë skuadrën e tij.
Top Channel