Zjarri rrezikoi banorët e një pallati/ Tre lokale u dogjën në orët e para të mëngjesit në Shkodër

09/12/2020 15:08

3 lokale janë djegur plotësisht mëngjesin e se mërkurës në qytetin e Shkodrës teksa flakët kanë dëmtuar edhe pjesën e jashtme të një pallati 11 katësh.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në afërsi te teatrit “Migjeni”. Dyshohet se zjarri ka nisur fillimisht  në një bizneset e me pas flakët kanë përfshirë  edhe pjesën tjetër të pallatit.

Zjarri i fuqishëm rrezikoi edhe banesat ndërsa dyshimet e para janë për një shpërthim të një impianti gazi.

Top Channel ka siguruar edhe videon e kamerave të sigurisë teksa dallohen momentet e para teksa zjarri përhapet në ambjentet e një lokali.

Top Channel