Të gjitha kanalet televizive greke kanë heshtur prej orës 6 të pasdites të së martës, pas një greve 24 orëshe që kanë filluar sindikatat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë në kanalet televizive, për të protestuar ndaj ndryshimeve që sjell projektligji i ri i qeverisë Mitsotakis.

Në një deklaratë të përbashkët, unionet e gazetarëve ne të gjithë vendin si dhe te punonjësve ne këto media, theksojnë se projektligji i ri përmban dispozita te cilat shfuqizojnë thelbin e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave dhe çojnë në shkurtime të vendeve të punës dhe largime masive, ndaj kanë bërë thirrje për anulimin e tij.

Projektligji i ri, qe mban emrin e zedhenesit te qeverisë, Stelios Petsas, ne thelb shfuqizon ligjin e qeverise Tsipras, sipas te cilit një kanal me licensë kombëtare duhet te ketë te paktën 400 gazetare dhe punonjës, me kontrata te rregullta pune.

Ne një prej predispozitave te reja ky numër tashmë shkon ne 280, ndërsa per 120 vendet e tjera te punës mund te merren gazetarë apo teknikë me orar minimal apo qe punojnë ne kompani te tjera.

“Z. Petsas përpiqet në një mënyrë të njëanshme dhe autoritare, pa asnjë dialog, të krijojë një status te ri dhe te shkatërroje më shume kushtet e punës së gazetarëve në një kohë kaq të vështirë për veprën e tyre , për shkak të pandemisë që ka pllakosur vendin dhe mbare boten , duke e mbytur informimin publik. Pa respekt, per një sektor të prekur thellë nga kriza 10-vjeçare dhe qe vazhdon te vuajë nga pandemia, projekt-ligji Petsas promovon fleksibilitetin e marrëdhënieve të punës, duke e kthyer mjedisin tashmë të pasigurt ne kete sektor, në një fushë të minuar të kushteve të punës për Mjetet e Komunikimit Masiv” – thuhet midis te tjerash ne deklaratën e unioneve te gazetarëve.

Sindikatat theksojnë se ky projektligj është një “dhuratë” tjetër e qeverisë për pronarët e stacioneve TV, e cila sjell një goditje të re shumë të fortë për punonjësit pasi hap rrugën për pushime te reja nga puna  dhe shkakton tkurrje të mëtejshme ne skemën e sigurimeve dhe pensioneve te gazetareve. Greva  mbështetet nga shumica e partive opozitare.

Top Channel