Agjencia shëndetësore e Bashkimit Evropian përgjegjëse për aprovimin e vaksinës së koronavirusit, tha sot se është goditur nga një sulm kibernetik.
Agjencia e njohur ndryshe si ‘EMA’, postoi njoftimin në faqen e saj të internetit, pa sqaruar nëse çështja është zgjidhur apo sesi mund të prekë ajo procesin e aprovimit të vaksinave në bllok.
Zhvillimi vjen në një kohë kur kompanitë farmaceutike po dorëzojnë informacionet e tyre të testimeve te EMA për vaksinës Covid-19.
Grupi me bazë në Amsterdam është vetëm disa ditë ose jave larg dhënies së pritur të aprovimit për dy vaksinat kryesore.
Në deklaratën e tyre thuhej: “EMA është bërë objekt i një sulmi kibernetik. Agjencia ka nisur shpejt hetimet për çështjen në bashkëpunim me autoritetet e ligjit dhe agjenci të tjera. Për momentin nuk mund të japim detaje të tjera teksa një hetim i gjerë ka nisur në bashkëpunim me agjencitë e ligjit dhe organe të tjera kompetente”.
Ndryshe nga Britania, agjencia evropiane e medikamenteve pritet të japë miratimet e saj për vaksinat në fund të muajit, fillimisht për vaksinën e grupit Pfizer/BioNTech dhe më pas për atë aemrikane Moderna.
Aktualiësht ata thonë se po analizojnë të dhënat për vaksinat e grupeve Oxford University-AstraZeneca dhe atë të kompanisë Johnson & Johnson.
Gjatë pandemisë, sulmet kibenetike ndaj organizatave mjekësore janë shtuar, që prej agjentëve shtetërorë të spiunazhit deri te tentativa më ordinere nga individë për marrjen e informacioneve.
Deri tani në perëndim, janë akuzuar për sulme të tilla hakera nga Korea e Veriut, Irani, Vietnami, Kina e Rusia.
Top Channel