Pas ngjarjes tronditëse së vrasjes së 25 vjecarit në afërsi të shtëpisë nga efektivi i shqiponjës, një ditë më pas ka reaguar Forumi Rinor i Partisë Demokratike të cilët kanë marshuar nga Ministria e Brendshme drejt Kryeministrisë.

Ata e cilësojnë ministrin Lleshaj si vrasës gjithashtu edhe kryeministrin si fajtor të kësaj ngjarje.

“Ne dje duhet të festonim, por e kishim ditë zie . E pabesueshme si u vra një i ri me hurma në dorë. Pas dorës vrastare të policit fshihet Sandër Lleshaj, ky është modeli i policisë që futi”.

Me pankarta në duar të rinjtë e FRPD e konsiderojnë policinë si të pushtetit dhe jo të shtetit si dhe tregojnë se ndihen të pambrojtur rrugëve të qyteteve teksa ngrënë pyetjen ‘kë duhet të telefonojmë kur polici vret’?

“Shumë e revoltuar me çka ndodhur.  Ai ishte një i ri 5 vite më i madh se unë qe u vra pa mëshirë. Duhet të kërkojmë drejtësi për Klodianin”.

Edhe pse komiteti teknik i ekspertëve nuk lejon grumbullimet me më shumë se 10 persona, revolta e të rinjve demokratë nuk u ndalua nga punonjësit e policisë dhe prania fizike e tyre në protestë ishte e pakët

Top Channel