Protestë në Shkodër/ Në orën 22:00 dhjetëra persona dolën në rrugë me qirinj në duar

09/12/2020 15:06

Vrasja e Klodian Rashës tronditi publikun.

I riu u qëllua nga efektivi I Shqiponjave, shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1:45. Dhjetëra qytetarë të Shkodrës mbrëmjen e së martës protestuan në heshtje për vrasjen e 25 vjecarit. Protestuesit mbanë në duar qirinj të ndezur, ata marshuan në rrugët kryesorë të qytetit, ndalesa e fundit ishte Prefektura e Qarkut, aty ku lanë dhe qirinjtë në dyert e këtij institucioni.

Protesta që dënoi vrasjen e të riut, u mbajt në orën 22:00 të mbrëmjes, pas orës policore. Efektivët e policisë pak metra më tutje ndoqën marshimin, por që nuk kanë ndërhyrë për të gjobitur, apo shoqëruar protestues.

Top Channel