Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ndezur protesta në vend, ku mbetën të plagosur 8 efektivë policie.

Analisti Andi Bushati tha se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët dhe kjo do të shmangte konfliktin.

“Pa e ditur të gjithë ngjarjen nuk duhet të flasim. Kemi një kultivim të kulturës së dhunës apo jo. Arma e tij është kultivim i dhunës që prej ardhjes së Lleshajt si ministër i Brendshëm. Kjo është si pasojë e atmosferës së krijuar. Është koha të kujtojmë se si u soll ai polici me 15-vjeçarin te Liqeni. Jemi në kohën të kujtojmë kur Edi Rama tha “unë mbështes drejtorin e policisë”. Polici mund të jetë i çmendur, dhe ky sfond bie. Polici duhet të jetë i kujdesshëm ndaj qytetarit dhe jo të ndezë dhunë. Është shumë cinike t’i kërkosh proporcionalitet njerëzve që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre. Të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me protestuesit. Shumë e thjeshtë’- tha Bushati.

Top Channel