Drogë

Pas një hetimi disa mujor, Policia e Kosovës ka bastisur disa shtëpi në Mitrovicën e Jugut ku ka gjetur një sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe armë.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona, por me vendim të prokurorit 3 të dyshuarit janë dërguar me mbajtje dhe një prej tyre është liruar në proçedurë të rregullt.

Gjatë këtij aksioni Policia ka njoftuar se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiksuar 1 kg e 892 gram kokainë, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një  mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona.

Me vendim të prokurorit  tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt

“Rr.Avni Shabani, Mitrovicë, 08.12.2020-15:30. Njësia e DHTN Mitrovicë Veri në bashkëpunim të njësive  tjera pas një hetimi disa mujor  me urdhër të  gjykatës  ka  bastisë disa  shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër (4) lokacione në Mitrovicë Jug, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë. Tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë  1kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore dixhitale, një  mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit  tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Top Channel